Arrestohet një grua në Shkup pasi ka goditur këmbësorin dhe ka ikur

Arrestohet një grua në Shkup pasi ka goditur këmbësorin dhe ka ikur

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se dje është privuar nga liria S.V.M. (42) e cila më herët po atë ditë, rreth orës 14:00, në kryqëzimin e bulevardit “Kuzman Josifoski Pitu” dhe rrugën “Bojmija”, me veturën e saj “Citroen” ka goditur këmbësorin A.M. (38) dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes pa dhënë asnjë ndihmë.

“Me datë 31.01.2025 në ora 17:30 në Shkup, nga ana e zyrtarëve të policisë është gjetur dhe është privuar nga liria S.V.M. (42), për shkak se më datë 31.01.32025, rreth orës 14 në kryqëzimin nga bulevardi “Kuzman Josifoski Pitu” dhe dhe rrugës “Bojmija”, me automjet motorik të pasagjerëve “Citroen” ka goditur këmbësorin A.M. (38) nga Shkupi dhe është larguar nga vendi i ngjarjes pa i ofruar ndihmë të lënduarit. A.M. me autoambulancë është transportuar në Kompleksin Klinikë “Nënë Tereza”, ku i janë konstatuar lëndime trupore. Me urdhër të Prokurorit Publik S.V.M. po mbahet në stacion të policisë dhe ndaj saj do të ngrihet kallëzim penal në procedurë të shpejtë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

 

MARKETING