(VIDEO) Protestë në Shkup pas vdekjes së 22 vjeçares
“Nuk është aksident por vrasje!”, “Vdekja e Frosinës është lëshim i sistemit”, “Prokurorë = bashkëpunëtorë në vrasje”, “Lidhjet nuk e kthejnë jetën e njeriut”, shkruhej në disa nga pankartat që mbanin në duar qindra qytetarë që u mblodhën sot në protesë, pas aksidentit tragjik në bulevardin “Aradha Partizane”, i cili i mori jetën 22 vjeçares Frosina Kullakova. Mllefi dhe revolta e qytetarëve shpërtheu fillimisht në rrejte sociale, pasi u zbardh se, shoferi i automjetit që goditi tani më të ndjeren, kishte kryer paraprakisht disa vepra penale, por edhe përkundër kësaj, gjykatësit e kishin liruar, duke i caktuar vetëm masa të lehta dënimi. Nisur nga kjo, protestuesit kërkuan përgjegësi edhe nga gjykatësi që ka shfuqizuar paraburgimin për shoferin.
Protestuese
“Ne kemi dalë sot këtu në shenjë revolte ndaj sistemit të korruptuar të shtetit. Përkatësisht, ne kërkojmë emrat dhe mbiemrat konkret të prokurorëve publik dhe gjykatësve që kanë lejuar që të ndodhë kjo. Frosina nuk është viktima e vetme që ka ndërruar jetë në këtë bulevard. Duhet të gjenden mënyra dhe masa se si mund të kufizohet shpejtësia e lëvizjes, policia të kryejë më shumë patrollime këtu”.
Protestues
“Fillimisht duhet të ketë fushatë të madhe për ngritjen e vetëdijes në lidhje me atë se si duhet të vozisim, për respektimin e rregullave për siguri gjatë vozitjes, posaçërisht te të rinjtë. Po ashtu duhet të shfrytëzohen të gjitha masave juridike për zgjidhjen e rastit, të mos mbetet ky vetëm një shembull negativ dhe të rintjë të zhgënjeheh përsëri”.
Në mesin e protestuesve kishte edhe qytetarë më të moshuar, të cilët po ashtu, kërkuan që të zbardhet rasti.
Protestues
“Policët e trafikut të kthehen në komunikacion dhe udhëkryqe dhe jo të rrinë në zyra dhe vetura dhe të shpërbëhet gjyqësori, prokuroria, kjo që është tani, të formohet një e re”.
Protestuesit po ashtu, vendosën lule dhe ndezën qirinj para fotografisë së Frosinës, e cila ishte vendosur në vendkalimin për këmbësor ku u godit nga vetura.
Teuta Buçi /SHENJA/