E kryer, Neymar do të luajë për Santosin – konfirmohet nga presidenti i klubit
Neymar arriti të shkëpus kontratën me klubin arab Al Hilal, pas një marrëveshjeje mes të dyja palëve.
Kthimi i Neymar në Santos tashmë është zyrtar, pas konfirmimit nga presidenti i tyre Marcelo Teixeira. Neymar do të nënshkruajë një kontratë gjashtëmujore me klubin brazilian deri në fund të sezonit.
Ikona e Brazilit u largua nga Santos 13 vjet më parë dhe nënshkroi për Barcelonën ku u bë një superstar botëror.
Neymar do të largohej nga Barcelona katër vjet më vonë në një transferim rekord botëror te PSG me vlerë 222 milionë euro.
Ai nuk arriti të fitonte Ligën e Kampionëve në PSG para se të largohej në 2023 për Al Hilal.
Tarifa e transferimit ishte 90 milionë euro, por aventura e Ney në Al Hilal ishte një katastrofë pasi ai luajti vetëm shtatë ndeshje për ta duke shënuar një herë.
Neymar ra dakord me klubin saudit për të ndërprerë kontratën e tij gjashtë muaj më herët, duke hequr dorë nga paga më shumë se 40 milionë euro dhe duke u kthyer falas në Santos. /Telegrafi/