(VIDEO) Çmimet e larta, qytetarët e RMV-së të premten bojkotojnë marketet

Pas Kroacisë, Bosnje e Hercegovinës dhe Malit të Zi, thirrje për bojkot të marketeve ka edhe në Maqedoninë e Veriut.
MARKETING
Çmimet drastike të larta shkaktuan pakënaqësi te qytetarët, kështu që në shembullin e rajonit u shfaq edhe këtu thirrja për bojkot.
Organizatorët u bëjnë thirrje qytetarëve që të premten të përmbahen nga blerja dhe përdorimi i shërbimeve në markete, për të dërguar një mesazh të qartë për përgjegjësit e kësaj situate ekonomike.
THIRRJA QË BËHET NË MEDIAT SOCIALE
“Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete të mëdha, shmangni marketet më të vogla. Ne duam të dërgojmë një mesazh që qytetarët nuk do ta tolerojnë këtë rritje joreale të çmimeve”.
Një foto me moton “Zbritje, zbritje kur çmimet janë të njëjta”po shpërndahet në rrjetet sociale ku bëhet thirrje për bojkot të marketeve të premten më 31 janar 2025.
Për këtë çështje, këtë mëngjes reagoi edhe LSDM, e cila e akuzoi Qeverinë dhe kryeministrin Mickoski se janë plotësisht fajtorë që trendi i bojkoteve të marketeve nga rajoni po përhapej edhe tek ne.
LSDM
“Në vend që VMRO-DPMNE të pranojë masat e verifikuara me të cilat LSDM luftoi kundër goditjeve të çmimeve, ata vendosën ta lënë problemin dhe ta menaxhojnë me shporta të rreme. Rezultatin e shohim sot, dhe ky është varfërimi i qytetarëve, të cilët duhet të zgjedhin se cilin nga produktet bazë ta blejnë”.
LSDM fton Qeverinë që ta pranojë propozimet e tyre dhe të miratojë masa për mbrojtjen e qytetarëve.
Bojkoti i marketeve filloi javën e kaluar në Kroaci, dhe më pas u përhap edhe në Bosnjë e Hercegovinë dhe Malin e Zi. /SHENJA/