Luis de la Fuente, në krye të Spanjës deri në vitin 2028

Luis de la Fuente, në krye të Spanjës deri në vitin 2028

Federata Spanjolle e Futbollit të hënën ka njoftuar për rinovimin e kontratës së përzgjedhësit Luis de la Fuente.

Luis de la Fuente do të jetë në krye të përfaqësueses së Spanjës deri në vitin 2028.

63-vjeçari De la Fuente e udhëhoqi Spanjën drejt triumfit në Evropianin “Gjermania 2024”.

Drejtimin e Spanjës e mori në verën e vitit 2023. Deri më tani e ka udhëhequr përfaqësuesen në 27 ndeshje duke regjistruar 23 fitore, dy barazime dhe dy humbje.

De la Fuente e drejtoi Spanjën edhe për një periudhë të shkurtër, nga qershori i vitit 2021 deri në muajin gusht të atij viti.

 

MARKETING