Aksident afër Liqenit të Smillkovcës në Shkup, lëndohen tre persona

Aksident afër Liqenit të Smillkovcës në Shkup, lëndohen tre persona

Tre persona kanë mbetur të lënduar në një grumbullim që ka ndodhur mbrëmë në unazën e Shkupit në afërsi të liqenit Smillkovës, ku janë përfshirë tre vetura, një kamion dhe një autobus, njofton MPB.

“Më datë 22.01.2025 rreth orës 20:20 në SPB Shkup është raportuar se në unazën e Shkupit, kryqëzimi i Butelit në afërsi të liqenit Smillkovë në drejtim të Haraçinës, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë tri vetura, një automjet mallrash dhe një autobus i parkuar.
Në aksident janë lënduar tre persona të cilët janë transportuar për në klinikat e Shkupit”, njofton MPB.
MPB njofton gjatë ditë së sotme do të japin më shumë detaje rreth aksidentit.

MARKETING