(VIDEO) Ndotja e ajrit, të sëmurët dhe shtatëzënat lirohen nga puna
Për të 3 ditë me rradhë Kërçova vazhdon të thithë ajër shumë të ndotur. Janë vendosur edhe masa për shkak të ndotjes së ajrit, pasi në dy ditët e fundit është tejkaluar pragu i alarmit për grimcat suspenduese prej 150 mg/m3, njoftojnë nga ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Masat rekomandojnë lirim nga puna të personave me sëmundje kronike dhe grave shtatëzëna si dhe puna në ambiente të jashtme të realizohet nga ora 11:00 deri në orën 17:00.
MINISTRIA E MJEDISIT JETËSOR
“Për shkak të situatës së krijuar në fuqi janë masat: Intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm të funksionimit teknik të makinave, sidomos atyre me naftë dhe makinave të pa regjistruara, intensifikimi i kontrollit të jashtëzakonshëm në kantieret e ndërtimit, ndalohet djegia në natyrë. Rekomandohet që të gjithë subjektet juridike të lirojnë nga puna gratë shtatzëna, personat mbi 60 vjeç, si dhe personat me astmë kronike dhe probleme të tjera shëndetësore”.
Kërçova aktualisht është qyteti më i ndotur në RMV. Ndërsa sa i përket kryeqytetit në ranglistën e IQAir, Shkupi mëngjesin e sotëm është rënditur i 16 për ajër të ndotur.
Medina Ajeti Ali /SHENJA/