Nga NP Higjiena komunale janë ngritur 45 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme nga paktetimi i kartonit në komunat Kisella Vodë, Qendër dhe Çair
Ekipet e NP Higjiena Komunale – Shkup, gjatë ditës së djeshme ngritën dhe transportuan 45 metra kub mbetje të hedhura në mënyrë të paligjshme nga paketimi i kartonit në komunat Kisella Vodë, Qendër dhe Çair të Shkupit.
Në komunën Kisella Vodë është intervenuar në rrugët Frederik Shopen, Dimo Haxhi Dimov dhe Tome Arsovski, ku janë ngritur gjithsej 20 metra kub mbetje nga paketimi i kartonit të hedhura në sipërfaqet publike.
Në komunën Çair janë larguar 10 metra kub mbetje e hedhur në mënyrë të paligjshme në rrugën Cvetan Dimov, ndërsa në komunën Qendër është intervenuar në disa lokacione përgjatë bulevardit Aradhat Partizane, ku janë pastruar gjithsej 15 metra kub mbetje kartoni e hedhur në sipërfaqen me bar dhe të trafikut.