SHBA, rritet në 28 numri i të vdek’urve nga zjarret në Los Angeles
Ka shkuar në 28 numri i të vdekurve nga zjarret që kanë përfshirë prej ditësh qytetin e Los Angelesit në Kaliforni të SHBA-të, transmeton Anadolu.
Sipas lajmeve në shtypin amerikan, në vend po vazhdojnë përpjekjet për ndërhyrjen ndaj zjarreve që po vazhdojnë prej 16 ditësh.
Në një deklaratë të bërë nga Institucioni i Mjekësisë Ligjore të Los Angelesit, bëhet e ditur se numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të zjarreve është rritur në 28.
Sipas të dhënave nga Departamenti i Pyjeve dhe Mbrojtjes nga Zjarri në Kaliforni, është vënë nën kontroll 65 për qind e zjarrit që shpërtheu në rajonin Palisades dhe që dogji një sipërfaqe prej përafërsisht dhjetë mijë hektarë dhe 89 për qind e zjarrit në Eaton i përhapur në një sipërfaqe prej rreth 5.500 hektarësh.
Ndërkaq, zjarri Lilac, i cili shpërtheu dje për shkak të erërave të forta në San Diego në jug të Kalifornisë, ka shkaktuar evakuimin e afro 85 personave.
Autoritetet kanë bërë të ditur se zjarri Lilac, për të cilin mobilizuar rreth 200 zjarrfikës, është vendosur në masën 50 për qind nën kontroll.
Dëmi total dhe humbja ekonomike nga zjarret e pyjore që filluan në rajonin Pacific Palisades në Los Angeles në mëngjesin e 7 janarit dhe u përhapën shpejt në zonat përreth, veçanërisht në rajonet Eaton, Hurst, Sunset dhe Woodley vlerësohet të jetë rreth 250 deri në 275 miliardë dollarë.