Komisioni për politikë të jashtme refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

Komisioni për politikë të jashtme refuzon kërkesën për njohjen e shtetit të Palestinës

Në Komisionin për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut u refuzua kërkesa për njohjen e shtetit të Palestinës.

Gjatë mbledhjes, anëtarët e Komisionit nuk e pranuan propozimin për deklaratën që kërkonte njohjen e shtetit të Palestinës. Kërkesa ishte paraqitur nga partia Levica, e cila kërkoi që çështja të trajtohej si pikë në rendin e ditës. Pas refuzimit të kërkesës, deputeti i Levicës e la mbledhjen.

Vitin e kaluar, shteti i Palestinës u njoh nga disa shtete evropiane, përfshirë Spanjën, Irlandën dhe Norvegjinë.

MARKETING