(VIDEO) Nga 30 ditë paraburgim për Shteklin dhe grupin e tij

(VIDEO) Nga 30 ditë paraburgim për Shteklin dhe grupin e tij

Gjykata Penale Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh Rade Trajkovskit – Shtekli, i njohur në opinion për tre tentime për likuidimin e tij. Përpos tij, masë paraburgimi prej 30 ditësh është dhënë caktuar për nëntë personat që u arrestuan me Shteklin në operacionin e Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit të zhvilluar këtë fundjavë. Është pranuar edhe propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave të cilët janë të paqasshëm për organet e rendit dhe ndalimi fillon me konstatimin e tyre, përkatësisht heqjen e lirisë.

GJYKATA PENALE SHKUP

Propozimi për caktimin e masës së paraburgimit ndaj: R.T., P.Z., D.T., V.V., A.V., D.Xh.H., S.S., K.K. dhe F.R. Gjykata ka pranuar dhe ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh dhe për shkak të ekzistimit të kushteve themelore nga neni 165 paragrafi 1 pika 1, 2 dhe 3, gjegjësisht rrezik arratisjeje, rrethana që tregojnë se mund të pengojnë hetimin duke ndikuar mbi dëshmitarët dhe përsëritjen e aktit”.

Kujtojmë se, Ministria e Punëve të Brendshme, nën udhëheqjen e një prokurori kompetent gjatë fundjavë ndërmorrën një aksion policor, në të cilin u shpartallua grupi i organizuar kriminal prej 14 anëtarësh i përbërë nga individë nga Shkupi.

Grupi kriminal ishte përfshirë për një kohë të gjatë në kryerjen e krimeve në fushën e trafikut të paligjshëm të drogës. Dyshimet e bazuara, siç njofton Ministria e Punëve të Brendshme, janë se organizatori i grupit kriminal nëpërmjet anëtarëve të tij shpërndante dhe shiste lëndë narkotike në rrugë, direkt te përdoruesit.

Teuta Buçi /SHENJA/

MARKETING