Katari: Armëpushimi në Gaza do të fillojë në orën 6:30 (GMT) të dielën
Ministria e Punëve të Jashtme e Katarit ka njoftuar se marrëveshja e armëpushimit për Rripin e Gazës do të hyjë në fuqi në orën 08:30 me orën lokale (06:30 GMT), të dielën, transmeton Anadolu.
Zëdhënësi i ministrisë, Majed Al-Ansari, konfirmoi zhvillimin në rrjetet sociale.
“Siç u koordinua nga palët në marrëveshje dhe ndërmjetësit, armëpushimi në Rripin e Gazës do të fillojë në orën 8:30 të mëngjesit të së dielës, 19 janar, sipas kohës lokale në Gaza”, tha Al-Ansari.
“Ne këshilluam banorët të marrin masa paraprake, të kenë kujdes maksimal dhe të presin udhëzime nga burime zyrtare”, shtoi ai.
Të mërkurën, Katari njoftoi një marrëveshje armëpushimi të përbërë nga tre faza për t’i dhënë fund më shumë se 15 muajve të sulmeve vdekjeprurëse izraelite në Rripin e Gazës, me armëpushimin që do të hyjë në fuqi të dielën.
Të paktën 46.900 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, u vranë dhe më shumë se 110.600 të tjerë u plagosën në luftën gjenocidale të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023.
Në muajin nëntor, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi urdhër-arreste ndaj kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin të Mbrojtjes, Yoav Gallant, duke i akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në Gaza.
Izraeli gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për luftën e tij në enklavë.
Izraeli për luftën në enklavë gjithashtu përballet me një çështje gjenocidi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.