(VIDEO) BDI: Për shtatë muaj qeveria ka shkatërruar të arriturat e një dekade

(VIDEO) BDI: Për shtatë muaj qeveria ka shkatërruar të arriturat e një dekade

Qeveria aktuale ka shkatërruar të arriturat e një dekade dhe ka dëmtuar rëndë pozitën euroatlantike të vendit. Kështu ka deklaruar sot Besarta Aliu, nga BDI, e cila tha se nga janari i kaluar, kur shqiptarët kishin kryeministrin e parë, në këtë janar, për çështjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut vendos njeriu i Vulinit, Stoilkoviq.

Nga një shtet me reputacion të lartë në komunitetin ndërkombëtar, siç tha ajo, në një regjim të izoluar që rreshtohet me Dodikun dhe grupet anti-perëndimore. Sipas Aliut, nga një përfaqësim dinjitoz dhe i institucionalizuar i shqiptarëve, në përjashtim, margjinalizim dhe nënshtrim. Po ashtu theksoi edhe ndërtimin e koridorit 8 si projekt strategjik për shqiptarët dhe rajonin, në përjashtimin e plotë nga investimet infrastrukturore.

Besarta Aliu, BDI

Nga një sistem arsimor që solli abetaren e përbashkët mbarëkombëtare, në një qeveri që u përpoq të zëvendësojë identitetin dhe kulturën me himnin për nxënësit shqiptarë. Nga mbështetja e kulturës shqiptare dhe promovimi ndërkombëtar i trashëgimisë sonë, në anulimin e projekteve dhe ndalimin e subvencioneve për institucionet shqiptare”.

Nga ana e saj, krahasimet ishin të shumta, nga ku vazhdoi duke theksuar rritjen ekonomike dhe investimet e drejtuara drejt zhvillimit të zonave me shumicë shqiptare, në stagnim të plotë dhe shpërfillje totale nga qeveria. Po ashtu shtoi se nga kryetar të FFM dhe një sport i mbështetur dhe krenari për arritjet e sportistëve shqiptarë, në përjashtim.

Përkrahas këtyre, sipas saj ky është bilanci i një qeverie që në vetëm shtatë muaj ka shkatërruar arritjet e një dekade dhe se siç tha ajo, ka dëmtuar rëndë pozitën euroatlantike të vendit.

Anida Murati /SHENJA/

MARKETING