Shkup, 17-vjeçari goditet nga rryma teksa ngjitej mbi vagon

Shkup, 17-vjeçari goditet nga rryma teksa ngjitej mbi vagon

Një 17-vjeçar është goditur nga rryma sot pasdite, ndërsa ishte ngjitur mbi një vagon cisternë në lagjen Kisella Vodë të Shkupit. Sipas policisë, pas ngjarjes, vagonja ka marrë flakë, ndërkohë që djali, i cili është nga Vollkova, është transportuar menjëherë në Qendrën Emergjente.

Shkaqet e aksidentit ende nuk janë të qarta, por ngjarje të ngjashme kanë ndodhur edhe më parë, ku adoleshentët që ngjiteshin në vagona trenash, shpesh me qëllim filmime për TikTok, kanë pasur pasoja fatale.

MARKETING