Qarkullimi nëpër rrugë të lagështa, ndalesë për kamionë në disa akse rrugore

Qarkullimi nëpër rrugë të lagështa, ndalesë për kamionë në disa akse rrugore

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa me mbetje të borës në rrugë pas ndërhyrjes së ekipeve kujdestare. Reshje të dobëta të borës po vërehen në Kërçovë, Presekë dhe Bukovë, njofton LAMM.

Ndalesa për lëvizje të automjeteve të rënda për arsye parandaluese ka në aksdet rrugore Mavrovë –  Dibër, Tetovë-Kodër të Diellit dhe në qafën malore Strumicë – Berovë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

MARKETING