Më ftohtë dhe më shumë borë në Kodër të Diellit

Më ftohtë dhe më shumë borë në Kodër të Diellit

Mëngjesin e sotëm në Kodrën e Diellit është më ftohtë, -10 gradë dhe ka më shumë borë, 60 centimetra.

Siç informon DPHM, lartësia e shtresës së dëborës është 53 centimetra në Hanet e Mavrovës, 36 në Krushevë, 28 në Manastir, 25 në Dibër, 24 në Tetovë, 21 në Shtip, 20 në Demir Kapi, 18 në Berovë dhe Prilep, 14 në Pretor, 12 në Vinicë dhe Strumicë, 8 në Ohër dhe 4 në Kriva Pallankë.

Deri në orën 08:30 janë matur -7 gradë në Hanet e Mavrovës dhe Krushevë, -6 Berovë, -3 Manastir, Dibër, Prilep, Tetovë, Kriva Pallankë, Pretor, -2 Ohër, Vinicë, Kumanovë, Shtip, -1 Shkup-Zajçev Rid, Shkup-Petrovec, Kavadar, Strumicë, Demir Kapi, 0 Veles dhe 2 gradë në Gjevgjeli.

Më së shumti reshje në 24 orët e fundit ka pasur në Demir Kapi dhe Veles, nga dy litra për metër katror, ​​si dhe nga një metër në Shkup-Petrovec, Kodër të Diellit, Kavadar, Berovë, Tetovë, Krushevë dhe Dibër.

Sipas DPHM, moti sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe i ftohtë me borë të dobët të kohëpaskohshme. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval nga -2 deri në 5 gradë. Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe të ftohtë me kushte të dobëta bore. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë në 4 gradë.

MARKETING