Mbi 500 mijë euro në ditë! Ronaldos i propozohet kontrata e re e çmendur në Arabinë Saudite

Mbi 500 mijë euro në ditë! Ronaldos i propozohet kontrata e re e çmendur në Arabinë Saudite

Kristiano Ronaldo do të vazhdojë të jetë lojtari më i paguar në botë, me një diferencë të thellë me të gjithë të tjerët, kur të rinovojë marrëveshjen e tij me klubin  e Al Nasr në Arabinë Saudite. Lojtari portugez është në vitin e fundit të kontratës, por mediat saudite kanë bërë të ditur se klubi i tij po i ofron një tjetër kontratë marramendëse.

MARKETING

Description of image

Ronaldo përfitonte shifra të përafërta edhe nga kontrata aktuale, mes rrogës dhe aktiviteteve promocionale për Arabinë Saudite. Por sipas ‘Al Khabar’, marrëveshja e re do t’i sigurojë 200 milionë euro në sezon vetëm si rrogë.

Gazeta pretendon se përfitimet e Ronaldos nga kontrata e re janë rreth 3,8 milionë euro në javë, më shumë se 500 mijë euro në ditë, për qëndrimin e tij te Al Nasr në një marrëveshje që mendohet se është “shumëvjeçare”.

MARKETING