Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, realizoi takim me përfaqësuesin special të Norvegjisë për Ballkanin Perëndimor, Erik Matiasen. Në takim mori pjesë edhe ambasadorja jorezidente e
Norvegjisë, Kristin Melsom. Të dy bashkëbiseduesit i përshëndetën marrëdhëniet e shkëlqyera politike dhe miqësinë, duke theksuar se ato janë forcuar edhe më tej përmes anëtarësimit në NATO.
Kryetari Gashi theksoi se emërimi i të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor e tregon
interesin që qeveria norvegjeze i kushton rajonit. Ai shprehu mirënjohjen e tij edhe për mbështetjen
e fuqishme që Norvegjia, e cila edhe pse nuk është anëtare e BE-së, për shkak të lidhshmërisë së
saj të ngushtë me BE-në, u jep aspiratave evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Në takim u shkëmbyen mendime edhe për avancimin e rrugës së anëtarësimit të vendit,
duke qenë se Matiasen ka përvojë shumëvjeçare lidhur me marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.
Ishte përshëndetur edhe puna e ambasadorëve në të dy vendet, pasi aktivitetet e tyre
kontribuojnë në intensifikimin dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit
bilateral.

MARKETING