MSH: Kocka nga një dhurues i vdekur është implementuar te gishtat e një fëmije 13 vjeçar në Klinikën e Ortopedisë

MSH: Kocka nga një dhurues i vdekur është implementuar te gishtat e një fëmije 13 vjeçar në Klinikën e Ortopedisë

Ministria e Shëndetësisë sot pasdite informoi për një transplantim të suksesshëm në Klinikën e Ortopedisë, me një implant, gjegjësisht kockë nga një dhurues i vdekur, i implantuar në dy gishtat e një fëmije 13-vjeçar me brakidaktili.

Nga Ministria theksojnë për herë të parë në vendin tonë është kryer një lloj i tillë transplantimi dhe fëmija ka një ecuri të rregullt pas operacionit.

-Shpreh mirënjohje të veçantë dhe përgëzime për gjithë ekipin e udhëhequr nga dr. Danica Popovska dhe doc. dr. Ilir Shabani, si dhe për të gjithë punonjësit shëndetësorë që morën pjesë në këtë transplantim – dr. Liljana Angeleska, dr. Teodora Bozhinovska, dr. Filip Vidoevski, instrumentaret Suzana Pejçinovska, Arjeta Memeti, anesteziologja Menka Dojçinovska, teknologu radiologjik Kreshnik Shehu dhe gipsierja Irena Galevska.

 

MARKETING