VLEN: Turpi dhe degradimi nuk janë në oborrin tonë, por në BDI, atje ku manipulimi dhe shpifja janë bërë doktrinë politike

VLEN: Turpi dhe degradimi nuk janë në oborrin tonë, por në BDI, atje ku manipulimi dhe shpifja janë bërë doktrinë politike

Në vijim të propagandës së zakonshme, BDI ka dëshmuar edhe një herë se është mjeshtre e manipulimit dhe shpifjeve të ulëta, në një përpjekje të dëshpëruar për të devijuar vëmendjen nga dështimet e veta.

VLEN është dhe mbetet fuqimisht në krah të interesave kombëtare shqiptare, duke mbrojtur çdoherë të drejtën e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran. Çdo përpjekje për t’i atribuar qëndrime të paqena VLEN-it është e kotë dhe e pabazuar.

“VLEN nuk e mohon se Ivan Stoilkoviq është përfaqësues i serbëve. Është përfaqësues i tyre dhe ne nuk pretendojmë ta bëjmë atë shqiptar, e aq më pak ta detyrojmë të mendon si shqiptar, por dallimi mes neve dhe atyre të kaluarve (BDI-së) është se ata me vet iniciativë u bënë pjesë e Open Balkan, iniciativë kjo e cila nuk e njohu asnjëherë Republikën e Kosovës. Rikujtojmë që takimi i parë i kryeministrit Hristijan Mickoski ka qenë ai me kryeministrin Albin Kurti.”

Për ata që nuk e dinë, por duhet ta dinë: VLEN-i nuk pranon dhe as nuk përdor kurrë terminologji që cenon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës. Në vend që të shpifin për të tjerët, BDI do të bënte mirë të shikonte vetë pasqyrën politike dhe pozicionimin e saj të dyshimtë në raport me interesat kombëtare.

VLEN-i mbetet besnik ndaj parimeve të veta dhe angazhohet për bashkëpunim të sinqertë dhe të ndershëm ndërshqiptar, duke refuzuar çdo formë të nënshtrimit apo kompromisit në dëm të popullit shqiptar. Shqiptarët janë të vetëdijshëm se kush i përfaqëson me dinjitet dhe kush shërben për interesa personale dhe partiake.

Turpi dhe degradimi nuk janë në oborrin e VLEN-it, por atje ku manipulimi dhe shpifja janë bërë doktrinë politike.

MARKETING