LSDM-ja kërkon Gashi të tregojë se cilat janë hapat e ardhshme pas votimit të mosbesimit për Dautin

LSDM-ja kërkon Gashi të tregojë se cilat janë hapat e ardhshme pas votimit të mosbesimit për Dautin

Lidhja Socialdemokrate kërkoi nga kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi të tregojë se cilat janë hapat e ardhshme që do të ndërmerren pasi të premten në seancë plenare u votua interpelanca për kryetaren e Komisionit për punë sociale, demografi dhe rini, Ilire Dauti.

Sipas LSDM-së, tërë përgjegjësia rreth moskonvokimit të seancës për Ligjin për “branitellat” edhe pas mosbesimit të miratuar për Dautin, “është tek kryetari i Kuvendit”.

“Tani pasi u votua interpelanca, respektivisht mosbesimi, po ashtu përgjegjësi e kryetarit të Kuvendit është të kumtojë se çka do të ndërmarrë dhe cilat janë hapat e tij të ardhshme”, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

MARKETING