Mot i vranët dhe i ftohtë, gjatë natës me reshje të borës
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në male dhe në vende më të larta të borës. Do të fryjë erë mesatare kryesisht nga drejtimi verior.
Gjatë natës reshjet do të jenë më të shumta dhe në pjesët veriore do të kalojnë në borë dhe në zonat më të ulëta.
Në Shkup me vranësira kryesisht me reshje të shiut të dobët, ndërsa gjatë natës me reshje shiu e bore. Do të fryjë erë mesatare nga veriu.