(VIDEO) BDI mbyll kapitullin e Grubit, MPB nuk e di ku gjendet

(VIDEO) BDI mbyll kapitullin e Grubit, MPB nuk e di ku gjendet

Edhe pse kanë kaluar gati 1 muaj prej se u largua nga vendi ish zv/kryeministri Artan Grubi, ende nuk dihet se ku gjindet. Një gjë të tillë nuk e di as ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski. I pyetur se ku gjendet Grubi, Toshkovski tha se “nuk dua të spekuloj për informacione që nuk janë konfirmuar zyrtarisht”, ndërsa shtoi se nëse Artan Grubi nuk kthehet në Maqedoninë e Veriut, shteti do të shqyrtojë ekstradimin.

PANÇE TOSHKOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME

Nëse i njëjti nuk tregon virtyt që të kthehet në shtetin që e ka ushqyer për më shumë se 40 vjet, do të veprohet në mënyrë tjetër për sigurimin e tij para institucioneve kompetente. Dihet cilat janë procedurat sipas ligjit, kështu që në dua të hy në atë pjesë tani. Qartë është shkruar procedura e ekstradimit të personave të caktuar që janë të pa qasshëm për organet e ndjekjes”.

E, për ish e partinë e Grubit, kjo temë tani më është e mbyllur, pasi siç tha deputetja e BDI-së, Rina Ajdari, Grubi nuk është më pjesë e partisë.

RINA AJDARI, DEPUTETE E BDI-SË

Artan Grubi tani më është temë e mbyllur dhe e përfunduar dhe më nuk është pjesë e partisë dhe nuk është pjesë e politikës”.

Kujtojmë se Artan Grubi më 15 dhjetor u largua nga vendi, ndërsa me anë të një statusi në Facebook, mu në atë ditë, ai tha se nuk është larguar por ka udhëtuar për vizitë private dhe tha se për sa të kryejë punë do të kthehet. Ish zv/kryeministri akuzohet për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorimi i procedurës së shpalljes publike, dhënies së kontratës së prokurimit publik ose partneritetit publiko-privat” në lidhje me “Lotarinë Shtetërore”, ku kanë dëmtuar buxhetin e lotarisë me 8,1 milionë euro.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING