(VIDEO) Kamerat e sigurisë do të shënjestrojnë shoferët që shkelin rregullat
Ministri i Brendshëm Pançe Toshkovski apelon për kujdes në vozitje pasi shumë shpejtë do të vihen në funksion kamerat e sigurisë që po instalohen në rrugët e Shkupit dhe qyteteve të tjera. Ky siç tha ai, është prioritet i këtij viti, pasi që siç u shpreh ka shumë vozitës të egër rrugëve dhe si pasoj ndodhin shumë aksidente trafiku, e ka numër të madh të viktimave njerëzore. Por nga ana tjetër, ministri u shpreh se qytetarët e ndershëm që i repsektojnë rregullat në trafik, nuk ka nevojë të brengosen sepse ata nuk do të dënohen.
Pançe Toshkovski, ministër i Brendshëm
“Qytetarët që nuk e respektojnë ligjin, qytetarët që vozisin nën ndikimin e alokoolit, qytetarët që vozisin egër rrugëve, në vend të 80 vozisin 200, ato do të dënohen. Ato janë një numër i vogël, por, secili që vozit në këtë mënyrë do të dënohet. Kurse secili qytetar që e respekton ligjin, që respekton normat, e ato janë më shumë në numër, normalisht se ato mund të flenë rehat”.
Ai theksoi se ky projekt është shumë i rëndësishëm nga shumë këndvështrime, veçanërisht për zvogëlimin e vdekjeve në aksidente trafiku, dhe përvoja në vendet e tjera ka treguar arsyeshmërinë e zbatimit të këtij sistemi për qytet të sigurt dhe vend të sigurt.
Emine Ismaili /SHENJA/