Mickoski në inaugurimin e presidentit amerikan Tramp
Kryetari i Qeverisë, Hristijan Mickoski më 20 janar në Uashington do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të ri amerikan Donald Tramp. Siç informojnë nga Qeveria për MIA-n, Micksoki më 20 janar do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e titulluar “Zërat e lirisë” e cila do të mbahet pas inaugurimit të organizuar nga kompanitë Tramp Media dhe Rumple.