(VIDEO) Bullgaria do të ndaj nga 10 000 euro për familjarët e viktimave të Besa Transit

(VIDEO) Bullgaria do të ndaj nga 10 000 euro për familjarët e viktimave të Besa Transit

Nga 10 000 euro dëmshpërbim për secilën familje të viktimave të Besa Transit, do ta paguaj shteti bullgar. Gjykata e Qarkut në Pernik, ka vendosur se Agjensia për infrastrukturë rrugore e Bullgarisë është fajtore pjesërisht ose 10% për aksidentin e Besa Transit, në të cilin humbën jetën 45 persona. Palët kanë të drejtë ankese për këtë vendim para Gjykatës së Apelit në Sofje në afat prej dy javësh, që nga momenti i dorëzimit së vendimit.

Gjithashtu, pranohen rrethanat se për atë pjesë të rrugës nuk është miratuar akti 16 për autostrada dhe për këtë ka status të rrugës së shpejtë, sepse rruga ishte lëshuar për komunikacion në vitin 2007 në fazën e aktit 15. Kurse shoferi e kishte vozitur autobusin me 106 kilometra në orë, që është shpejtësia maksimale në atë pjesë të rrugës prej 120 kilometrave.

GJYKATA E QARKUT PERNIK

Gjatë projektimit të rrugës së shpejtë nuk ishin respektuar karakteristikat gjeometrike. Pjerrësia tërthore e projektuar e kthesës korrespondon me shpejtësi prej 90 kilometrash në orë, por nuk ka asnjë shenjë rrugore të instaluar në vendet e kërkuara të shpejtësisë”.

Në vendim, përmenden edhe shkaqet se si ka ardhur deri te fatkeqësaia.

GJYKATA E QARKUT PERNIK

Shoferi e ka humbur orientimin, më pas e ka humbur kontrollin e drejtimit të autobusit brenda korsisë së duhur, më pas ka kthyer djathtas, ka goditur bankinën e djathtë mbrojtëse në drejtim të trafikut, më pas bankinën e majtë mbrojtëse, e cila ka çuar në deformim të plotë të automjetit, duke ngecur mes dy bankinave të majta mbrojtëse dhe ka ardhur deri në vetëshpërthim të zjarrit”.

Në gusht të vitit 2022 familjarët e viktimave parashtruan kërkesë për dëmshpërblim prej 750 mijë eurove kundër Agjensia për infrastrukturë rrugore dhe Asociacionit Bullgar të Sigurimit të Veturave.

Më 23 nëntor 2021 autobusi i Besa Transit që po kthehej me udhëtarë nga ekskursioni në Stamboll, në Bullgari u aksidentu dhe i doli flaka. E si pasoj humbën jetën 45 persona, ndërsa shtatë të tjerë u lënduan. Për këtë fatkeqësi denim me burg mori pronari i Besa Transit, vetëm 1 vjet e tetë muaj. Ndërsa kompania me 800.000 denarë. Gjatë gjykimit dhe hetimeve faji më i madh u hodh tek shoferi, i cili poashtu ndërroi jetë gjatë aksidentit.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING