Shkëndija angazhon portierin Risto Jankov
Shkëndija e Tetovës, ka angazhuar portierin Risto Jankov, duke firmosur kontratë për një vit e gjysmë.
“Jam i lumtur që bashkohem me një klub të madh si Shkëndija. Është një sfidë e rëndësishme për mua dhe do të jap maksimumin për të ndihmuar ekipin në arritjen e objektivave,” tha Jankov pas nënshkrimit të kontratës me kuqezinjtë.
26-vjeçari plotëson repartin e portierëve të Shkëndijës, ku tashmë bëjnë pjesë edhe Astrit Amzai, Ferat Ramani, dhe talenti i shkollës së futbollit të klubit, Onur Beshir. Karriera e Jankovit ka nisur te KF Rabotniçki, ndërsa kulmi i tij personal erdhi në vitin 2021, kur ishte pjesë e Përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Kampionatin Evropian historik. Ai më pas vazhdoi karrierën në Kazakistan me Kaspiy Aktau dhe në Rumani me ACSM Politehnica Iași. Në vitin 2023, Jankov u kthye në futbollin vendas te Bregallnica, ndërsa gjysmësezonin vjeshtor ishte pjesë e Tikveshit.