MPB jep detaje për aksidentin në rrugën Rashçe-Saraj

MPB jep detaje për aksidentin në rrugën Rashçe-Saraj

Ministria e Punëve të Brendshme  ka njoftuar për një aksident të rëndë të ndodhur në rrugën Rashçe-Saraj. Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00 të datës 2 janar 2025, kur një automjet udhëtarësh ka dalë nga rruga dhe ka rënë në lumin Vardar.

MARKETING

Description of image

Aktualisht, MPB nuk ka ofruar informacion të detajuar lidhur me numrin e pasagjerëve të pranishëm në automjet. Sipas autoriteteve, në vendngjarje janë dërguar menjëherë efektivët e policisë dhe ekipe të urgjencës mjekësore, ndërsa njësiti special “Tigrat” është angazhuar për të ndërmarrë masa për nxjerrjen e automjetit nga lumi.

Po ashtu, në vendin e aksidentit ndodhet edhe prokurori publik, i cili po udhëheq hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MARKETING