(VIDEO) Logos-A risjellë në gjuhën shqipe veprën poetike “Safahat” të Mehmet Akif Pejanit

(VIDEO) Logos-A risjellë në gjuhën shqipe veprën poetike “Safahat” të Mehmet Akif Pejanit

Shumë personalitete të shquara që jetuan në fund të shek. XIX dhe fillim të shek. XX, që i kontribuuan jetës kulturore, sociale e politike qoftë osmane e më pas edhe asaj turke kishin origjinë nga viset e ndryshme shqiptare. Ndonëse roli i tyre nuk mund të reduktohet vetëm në një shtresë identitare, ata ngelin dysi ndërmjet asaj çfarë janë për nga origjina dhe që i përkasin për nga vepra. I kësaj natyre ishte edhe figura e poetit dhe shkrimtarit të madh me origjinë nga fshati Shushicë e Pejës, hartuesi i himnit kombëtar turk “𝐼𝑠𝑡𝑖𝑘𝑙𝑎𝑙 𝑀𝑎𝑟𝑠̧𝑖”, Mehmet Akif Ersoj.

Shtëpia Botuese Logos-A thekson se për ta njohur më për së afërmi veprimtarinë e tij prej shkrimtari dhe poeti, Kuvendi i Madh Popullor i Republikës së Turqisë, në krye me kryetarin e saj prof. dr. Numan Kurtulmush, lexuesit shqiptar ia sjell veprën poetike të Mehmet Akif Pejanit 𝙎𝒂𝙛𝒂𝙝𝒂𝙩𝙁𝒍𝙚𝒕𝙚̈𝒕. Kjo paraqet nder dhe respekt që ky Kuvend ia bën kombit dhe kulturës shqiptare. Organizimi i projektit për përkthimin, redaktimin profesional, redaktimin gjuhësor dhe përgatitjen teknike është realizuar nga Shtëpia Botuese Logos-A nën përkujdesjen e Adnan Ismailit. Në fakt ky botim është ribotim i të njëjtës vepër botuar vite më parë nga kjo vatër botuese. Vepra 𝙎𝒂𝙛𝒂𝙝𝒂𝙩𝙁𝒍𝙚𝒕𝙚̈𝒕, e cila në kuadër të këtij botimi të formatit të madh me rreth 550 faqe, që ngërthen shtatë libra dhe dy shtojca, paraqet shkrimet, ligjërimet dhe poezitë e Mehmet Akifit për zhvillimet e kohës në të cilën ai jetoi. Shtëpia Botuese “Logos A” konsideron që kjo vepër sublime mund të shndërrohet në objekt hulumtimi e studimi për profilet e ndryshme shkencore, duke filluar nga ato letrare, historike e sociologjike. /SHENJA/

 

MARKETING