FC Shkupi ka zyrtarizuar mbrojtësin turk Emir Yazici

FC Shkupi ka zyrtarizuar mbrojtësin turk Emir Yazici

FC Shkupi njofton se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin turk, Emir Yazici. Bëhet fjalë për një futbollistë 22-vjeç, i dalë nga shkolla e Trabzonsporit, por që së fundmi luante me skuadrën e Kusadasispor.

Yazici kishte kaluar të gjitha grupmoshat te Trabzonspor, ndërsa për herë të parë në moshë 19-vjeçare ishte transferuar te Karagumruk.

Ndryshe gjatë karrierës së tij, i njëjti kishte luajtur edhe me disa skuadra tjera në Turqi, ndërsa transferimi te FC Shkupi do të jetë i pari për të jashtë vendlindjes.

Qendërmbrojtësi Yazici (185cm) në shoqërim të Drejtorit Gjeneral, Aykut Turan, me FC Shkupin ka firmosur kontratë për dy vite e gjysmë.

MARKETING