Bilanci/ Reali për 2025-ën, më pak dëmtime e shumë tituj
Kanë mbetur edhe pak ditë nga Viti i Ri dhe, deri atëherë, Reali i Madridit, si gjithë të tjerët, nuk ka zgjidhje tjetër veçse të bëjë listën e dëshirave për të parë nëse “Santa Claus” do t’ia plotësojë.
MË PAK DËMTIME – Idealja do të ishte zero dëmtime. Por kjo nuk është në dorën e kampionëve të Europës dhe të Spanjës në fuqi. E vërteta është se në vitin që po lëmë pas, Reali i Madridit është ndër klubet më keq të goditur nga dëmtimet. Ndaj dëshira e parë mbetet shëndeti i lojtarëve dhe rikthimi i të dëmtuarve.
RRUGA DREJT TITUJVE – Reali i Madridit e nisi sezonin 2024-2025 i vetëdijshëm se mund ta mbyllë atë me 7 trofe, si kurrë më parë në historinë e një klubi në Europë. Për momentin, skuadra e Ançelotit ka fituar dy (Superkupa e Evropës dhe Kupa Interkontinentale). Por dëshiron më shumë duke filluar nga viti i ardhshëm duke e ditur se mund të arrijë diçka unike duke fituar shtatë tituj në të njëjtin sezon.
MBAPE “TOP” – Dhurata më e madhe e madrilenëve këtë vit ka qenë Kilië Mbape. Megjithatë, fillimi i tij hezitues i sezonit dhe përmirësimi i tij i ngadaltë do të thotë që tifozët e bardhë vazhdojnë të presin të shohin versionin më të mirë të francezit.
MERKATO – Si gjithmonë, fytyrat e reja në Madrid janë një dëshirë e vazhdueshme. Për këtë arsye, tifozët, të cilët shohin se si në mbrojtje u mungon forca, kërkojnë nënshkrimet e lojtarëve që kanë dalë në pah muajt e fundit: Aleksandër-Arnold dhe Dejvis të parët në listë.
MË SHUMË KONCERTE! – Së fundi, një tjetër dëshirë e Realit është që të jetë në gjendje të mbajë sërish koncerte në stadiumin e tij të rinovuar. Diçka që nuk kanë mundur ta bëjnë aq sa kanë dashur për shkak të ankesave të fqinjëve dhe që nëse vazhdojnë kështu do t’i lënë pa fituar shuma të mëdha parash.