(VIDEO) Qyra: Paga minimale duhet të jetë 500 euro

(VIDEO) Qyra: Paga minimale duhet të jetë 500 euro

Kryetari i odës ekonomike të RMV-së Mendi Qyra i pyetur lidhur me keqpërdorimet e shportës minimale tha se kompanitë të cilat në mënyrë vullnetare kanë marrë obligim ti ulin çmimet duhet të jenë të ndërgjegjëshme dhe ta respketojnë vendimin. Ai theksoi se oda nuk i përkrah masat e “ ngrirjes së çmimeve” por apeloi tregtarët që ta respektojnë masën aktuale.

MENDI QYRA, KRYETAR I ODËS EKONOMIKE TË RMV-SË

Kompanitë tona në mënyrë vullnetare u paraqiten që çmimet të ulen në mënyrë vullnetare, tani sa është reale ajo ne nuk kemi të dhëna të sakta e pamë që u reagua dje edhe nga kryeministri, bëjmë thirrje që kompanitë të cilat kanë marrë obligim ti ulin çmimet edhe ti mbajnë çmimet, sidomos deri në 15 janar siç jemi marrë vesh sepse mendojmë se kjo është forma e drejtë dhë më e përsosur duke u nisur nga ajo se ne si odë ekonomike e mbrojmë gjithmonë tregun e lirë dhe nuk jemi me atë që masat e parakohshme që ka ndërmarë qeveria e kaluar dhe kjo qeveri në fillim, dmth ngrirjen e çmimeve që nuk jemi pë të”.

Duke iu referuar pagës minimale ai tha se oda ekonomike kërkon që paga minimale të jetë 500 euro . Lidhur me qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickoski për çështjen e diskutimeve për pagën minimale Qyra tha se qeveria duhet ti ulë kontributet për pagat sepse ato te ne janë shumë të larta dhe paraqesin barrë e cila i penalizon pagat.

MENDI QYRA, KRYETAR I ODËS EKONOMIKE TË RMV-SË

Kryeministri duhet të merr qëndrim që kontributet të ulen, nuk munden sindikata dhe biznesi ti ulin kontributet. Vitin 2025 në janar do të biseedojmë edhe me sindikatat do të shohim se ku do të mundemi të gjejmë ndojnë gjë të përbashkët po gjithsesi se qeveria e ka fjalën e fundit e cila duhet ti ulë kontributet”.

Në vendin tonë çështja e kontributeve është progressive, sa më të larta pagat aq më të larta kontributet, prandaj ato doemos duhet të ulen”, tha Qyra.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING