Murtezani: Askund nuk kam deklaruar se VLEN do ta lëshojë qeverinë nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese këtë vit
Gjatë seancës për pyetje të deputetëve, ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani, është shprehur se VLEN nuk e kërcënon partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE.
Ai tha se askund nuk ka deklaruar se VLEN do ta lëshojë qeverinë në rast se nuk realizohen ndryshimet kushtetuese deri në fund të këtij viti.
“E di që së paku edhe në gjuhën maqedonase kam dhjetëra deklarata dhe askund nuk kam thënë që në fund të vitit, nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, ne do të dalim nga qeveria. Për arsye se këtë qeveri kur e kemi komponuar, nuk e kemi komponuar ne me një këmbë brenda, e me një këmbë jashtë, duke kërcënuar partnerin tonë të koalicionit se nëse bëhet kjo ose nëse bëhet ajo, ne do ta lëshojmë qeverinë, kjo është pjesë e një të kaluare, që tash është pas nesh”, deklaroi Murtezani.