(VIDEO) Çerdhja në Haraçinë nuk hapet për inate politike

(VIDEO) Çerdhja në Haraçinë nuk hapet për inate politike

Ministri i politikës sociale, demografisë dhe rinisë, Fatmir Limani deklaroi se kryetari i Komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi duhet të kërkojë falje publike sepse e ka quajtur ministër jolegjitim. Ai tha se çerdhja në Haraçinë do të fillojë me punë atëherë kur Ibrahimi të vendos për legjitimitetin e ministrit sepse siç potencoi Limani nuk përshtaten joligjimiteti I tij me nënshkrimin e tij legjitim.

FATMIR LIMANI, MINISTËR I POLITIKËS SOCIALE

E para njëherë të dy kryetarët e komunave por më tepër kryetari i Komunës së Haraçinës do të duhet të kërkoj falje publike për pjesën e deklarimit se unë jam ministër jo legjitim dhe në momentin që ai të përcaktohet nëse un jam legjitim ose nuk jam atëherë kur ai të bindet se unë jam legjitim në të njejtën kohë edhe nënshkrimi im do të jetë legjitim. Nuk shkojnë të dyja bashkë jo legjitimiteti im me legjitimitetin tim si nënshkrim” .

Kryetari i komunës së Haraçinës Ridvan Ibrahimi I bëri thirrje Limanit që ti lënë anash inatet politike dhe të vazhdojë procesi edukativo arsimor. Ai tha se bashkarisht duhet ti kërkojnë falje qytetarëve dhe fëmijëve të komunës së Haraçinës të cilët për çështje të tilla politike, nuk po I gëzojnë këto të drejta elementare.

RIDVAN IBRAHIMI, KRYETAR I KOMUNËS SË HARAÇINËS

Nëse ka kërkuar nga unë që ti kërkoj falje unë fillimisht do ti kisha kërkuar falje gjithë atyre familjeve, gjithë atyre fëmijëve që ende sot e kësaj dite mbi 20.000 banorë nuk e kanë të drejtën për këtë shërbim ato fëmijë që janë shyqyr zotit në numër të madh po edhe të komunës po ndoshta nëse më lejon ministri ti kërkoj falje edhe fëmijëve të komunës së Haraçinës që sot e kësaj dite nuk e kanë të drejtën për ta shfrytëzuar këtë shërbim. Po e lus ministrin mos të merremi me kësi deklarata kështu që të vazhdon procesi edukativo arsimor.Ne si komunë kemi investuar shumë në sferën e arsimit dhe kjo e drejtë mos të ju merret sot e kësaj dite fëmijëve tanë, qytetarëve tanë”.

Ibrahimi tha se ata së bashku duhet ti kërkojnë falje edhe bankës botërore të cilët e kanë financuar çerdhen dhe tha se ky është një investim i madh kapital që nuk e kanë pasur më heret në kuadër të kësaj komune dhe potencoi se mosshfrytëzimi i të njejtës është një mëkat i madh.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING