Cavaliers e Oklahoma dominojnë, humbje zhgënjyese për Boston e Lakers

Cavaliers e Oklahoma dominojnë, humbje zhgënjyese për Boston e Lakers

Nuk gabojnë kryesuesit e Konferencave në sfidat e mbrëmjes së të hënës në NBA.
Ekipi i Cleveland dominon renditjen e Konferencës së Lindjes pas fitores 124-113 ndaj Utah Jazz. Katër lojtarë të Cavaliers realizuan mbi 20 pikë, duke bërë diferencën në parket. Më i miri për Cavaliers ishte Mobley, i cili realizoi 22 pikë dhe kapi 10 topa në tabelë.
Në Perëndim, në vendin e parë ndodhet ekipi i Oklahomës, që fitoi 123-105 ndaj Washington. Tjetër ndeshje e mirë për Alexander Shai, me kanadezin që realizoi 41 pikë dhe kapi 9 topa në tabelë për vendasit.

Zhgënjen skuadra e Lakers, që në fushën e saj u mund 117-114 nga Detroit. Vendimtar stoli për ekipin mik, nga ku erdhën 52 pikë. LeBron james realizoi një “trple double” për Lakers (28 pikë, 11 rebound, 11 asist), por që s’mjaftuan.

Humbet edhe ekipi i Golden State, që u mund 111-105 nga Indiana (Turner 23 pikë), ndërsa zhgënjeu “ylli” i skuadrës vendase Stephen Curry zhgënjeu duke shënuar vetëm 10 pikë.

Fitore shumë e rëndësishme edhe për Denver Nuggets, që triumfoi fitoi 117-90 ndaj Phoenix, sfidë ku shkëlqeu sërish Nikola Jokic, autor i 32 pikëve.

Humbasin në mënyrë befasuese edhe kampionët në fuqi të Boston Celtics. Orlando Magic arriti të suprizonte Celtcs me shifrat 108-104. Në Florida ndeshja vendoset në minutat e fundit. Nuk mjaftuan 35 pikët e Jalen Brown për miqtë, për të shmangur një tjetër humbje që e largon nga kryesuesit e konferencës, Cleveland Cavaljers. Për Magic më i dalluari ishte Tristan de Silva që shënoi 18 pikë dhe mbi të gjitha për faktin se realizoi një tre pikësh në sekondat e fundit të ndeshjes.

MARKETING