Toshkovski i bën thirrje Artan Grubit që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë
Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkoski, ka bërë edhe një herë thirrje për Artan Grubin që të kthehet dhe të përballet me drejtësinë.
Toshkoski deklaroi se nuk dëshiron të spekulojë për vendndodhjen e Grubit, por shprehu kënaqësi për pezullimin dhe gjobitjen e policit kufitar që lejoi kalimin e Grubit në pikën kufitare të Bllacës.
Ai gjithashtu përshëndeti vendimin e BDI-së për t’u distancuar nga Grubi dhe u bëri thirrje që të ndjekin të njëjtën qasje ndaj çdo personi tjetër me prapavijë kriminale, siç i përkufizon vetë Toshkoski.
“Është mirë ajo që BDI u distancua nga një i arratisur nga drejtësia. Kjo është mirë dhe për t’u përshëndetur. Dhe shpresoj që në të ardhmen do të distancohen edhe nga ato të arratisur nga drejtësia, nëse do të ketë të tillë, të cilët në vend që të përballen me atë që pa mëshirë e kanë vjedhur popullin në të kaluarën”, deklaroi Pançe Toshkoski.