Real Madridi kalon Barcelonën në tabelën e La Liga-s
Real Madridi ka shënuar fitore me rezultat 4-2 në shtëpi ndaj Sevillas në kuadër të javës së 18-të në elitën e futbollit spanjoll.
Për t’i dhënë avantazhin në këtë takim Real Madridit u përkujdes Kylian Mbappe i cili shënoi një gol fantastik në minutën e 10-të për rezultatin 1-0.
Pas dhjetë minutash lojë, madrilenët gjetën edhe golin e dytë, kësaj radhe me Federico Valverden i cili po ashtu shënoi një gol tejet të bukur nga distanca në minutën e 20-të për 2-0.
‘Los Blancos’ nuk u ndalën më kaq dhe gjetën golin e tretë me Rodrygon i cili shënoi për 3-0 në minutën e 34-të pas një asistimi nga Lucas Vazquez.
Sevilla arriti që të reagojë shpejtë duke gjetur golin me anë të Isaac Romero në minutën e 35-të me kokë për 1-0.
Në pjesën e dytë të besuarit e Carlo Ancelottit gjetën sërish rrjetën, kësaj radhe me Brahim Diaz i cili u asistua nga Kylian Mbappe për rezultatin 4-1 në minutën e 52-të.
Sevilla arriti që të shënojë edhe një herë tjetër në minutën e 85-të me anë të Dodi Lukebakio i cili realizoi për 4-2.
Me këtë fitore Real Madridi ngjitet në pozitën e dytë me 40 pikë të grumbulluara, një më pak se lideri Atletico Madrid që ka 41 sosh, teksa ka mundësinë të bëhet lider në La Liga nëse fiton ndaj Valencias më 3 janar.