(VIDEO) BDI e VLEN përplasen verbalisht për përgjegjësinë për veprat e korrupsionit

(VIDEO) BDI e VLEN përplasen verbalisht për përgjegjësinë për veprat e korrupsionit

Bashkimi Demokratik për Integrim ka përsëritur thirrjen e saj për miratimin e Ligjit për masa restriktive ndaj personave të sanksionuar nga SHBA. Sipas partisë opozitare shqiptare, opinioni publik pret që partitë në pushtet të ndalojnë heshtjen dhe frikën lidhur me kërkesën tonë për veting të politikanëve të 30 viteve të fundit. Ky ligj, i propozuar nga BDI dhe i miratuar në Qeveri, është një hap i domosdoshëm për vendosjen e drejtësisë së barabartë dhe respektimin e standardeve ndërkombëtare, thekson partia.

BASHKIMI DEMOKRATIK PËR INTEGRIM

BDI ka ndërmarrë hapa të qarta për të mbështetur zbatimin e sanksioneve të SHBA dhe ka nisur Dialogun Strategjik me Shtetet e Bashkuara, një hap kyç për forcimin e sundimit të ligjit dhe harmonizimin me standardet ndërkombëtare. Për fat të keq, Qeveria pa legjitimitet etnik e VMRO-DPMNE-së po e bllokon këtë ligj me qëllim, duke treguar se janë në shërbim të oligarkëve dhe interesave të ngushta personale, në vend që të punojnë për qytetarët”

BDI sfidon hapur VMRO-DPMNE-në në dhe partnerët e saj të rikthejnë Ligjin për masa restriktive dhe ta miratojnë pa vonesa. “Çdo refuzim apo zvarritje e mëtejshme është një dëshmi e qartë e angazhimit të tyre për të mbrojtur interesat e oligarkëve dhe për të minuar luftën kundër korrupsionit”, theksohet në reagimin e BDI-së.

Ndërkohë, koalicioni VLEN ka vlerësuar se ish-kryeministri Artan Grubi, i cili në çdo paraqitje të tij bënte thirrje për investigim duke filluar nga partia e tij, tani është shndërruar në sinonim të ikjes nga drejtësia.

KOALICIONI VLEN

Artan mos mendo që me kalimin e ditëve harrohet dosja jote, kthehu dhe përballu me drejtësinë, dëshmoje pafajësinë. Grubi qenka strukur në Shqipëri e jo në Kosovë ashtu siç aludohej. E rëndësishme është që nëse ka ndarë mendjen të vazhdojë jetën si ‘kaçak’ t’i zgjedh vendet. Assesi nuk duhet të vazhdojë të qëndrojë në Shqipëri, ky shtet për shqiptarët ka vlerë dhe peshë të veçantë, tani nuk duhet të perceptohet si strehimore e të korruptuarve”

Koalicioni VLEN vlerëson se Artab Grubi bërë gabim historik e për këtë do të dënojë historia. “Kudo që ndodhesh nuk të amniston assesi arratia. Artan Grubi përpos që është i korruptuar ai e ka rënduar bagazhin e tij me shërbimin që ia kë bërë Sasho Mijallkov”, thekson Koalicioni VLEN. /SHENJA/

MARKETING