(VIDEO) Memedi: Foshnjës i është ofruar trajtim i plotë mjekësor

(VIDEO) Memedi: Foshnjës i është ofruar trajtim i plotë mjekësor

Drejtori i Klinikës së Fëmijëve në Shkup, Rexhep Memedi, ka dhënë sot një prononcim për mediat, duke konfirmuar se foshnja shtatë muajshe e cila humbi jetën ditë më parë ishte në gjendje të mirë shëndetësore para se të përkeqësohej. Memedi tha se specialistët e Klinikës së Fëmijëve dhe Klinikës Infektive kishin monitoruar gjendjen e foshnjës dhe kishin ofruar trajtim të plotë mjekësor.

REXHEP MEMEDI, DREJTOR I KLINIKËS SHTETËRORE TË FËMIJËVE

Fëmijët që trajtohen në klinikën tonë marrin kujdes të plotë dhe profesional. Foshnja e vdekur, e cila është trajtuar që nga dita e parë, ka marrë kujdesin e nevojshëm, por siç dihet, ndodhin raste kur, pavarësisht mundësive mjekësore, nuk mund të shpëtojmë jetën e të gjithëve. Edhe atë ditë, specialistët tanë dhe ata të Klinikës për Sëmundje Infektive kanë bërë ekzaminimin dhe kanë konstatuar se foshnja ishte në gjendje të mirë shëndetësore”.

Ai theksoi se do të vazhdojë mbikëqyrja e ekspertëve për të hetuar çdo detaj të rastit, por deri tani, sipas informacionit të disponueshëm, nuk ka pasur indikacione për ndonjë problem të pazgjidhshëm.

Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari ditën e djeshme deklaroi se pret raportin mbi rastin në fjalë si dhe theksoi se po shqyrtohet puna e të gjithë drejtorëve nëpër klinika.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING