(VIDEO) Deputetët maqedonas këmbëngulin t’i kalojnë branitellët, Dauti ndëpret seancën

(VIDEO) Deputetët maqedonas këmbëngulin t’i kalojnë branitellët, Dauti ndëpret seancën

Atëherë, e ndërpres punën e kësaj séance. Për vazhdimin e të njejtës do të njoftoheni”.

Propozim ligji për të drejta ekskluzive të “Branitellave” dhe familjarëve të tyre e ndërpret sërisht seancën e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe të rinjë. Përshkak se LSDM insiston që të vendoset në rend dite ligji i “Branitellave”, kërkesë që nuk pranohet nga kryetarja e Komisionit Ilirie Dauti, e cila thotë se nuk i plotëson kriteret në pajtim me Rregulloren e Kuvendit, ajo ndërpreu punën e seancës.

Jovanka Trençevska, deputete e LSDM-së

Të plotësohet rendi i ditës pika 1, si propozim ligji për të drejtat e veçanta të pjesëtarëve të forcave të sigurisë dhe familjarëve të tyre”.

Ndërkaq, për shkak se deputetja Dauti nuk e vendos në rend dite Ligjin e “Branitellave”, “Levica” ka inicuar interpelancë për shkarkim të Ilire Dautit nga posti i kryetares së Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini dhe e njejta është pranuar edhe nga kryeparlamentari Afrim Gashi, që të vendoset në rend dite.

Këtë interpelancë deputetja Dauti nuk e sheh si personale. Madje ajo thotë se këtë duhet ta mendojnë ata që po ndërmarrin veprime të këtilla. Ndërsa shton se për të nuk është e rëndësishme nëse kjo do të jetë seanca e fundit që ka mbajtur, por e rëndësishme është që ka punuar në bazë të parimeve dhe principeve politike.

Ilire Daute, deputete e ASH-së

Nuk është e rëndësishme për mua nëse kjo është seanca e fundit që unë drejtoj. Të rëndësishme e kam shumë arsyen të cilën besoj se duhet ne të gjithë qytetarët pavarsisht rolit që e kemi në këtë rast edhe si politikanë ti shërbejmë barazis të gjithë qytetarëve. Unë po vazhdoj me të njejtin insistim, me të njejtat parime dhe principe politike dhe kjo për mua është shumë e rëndësishme…do duhet të mendohen ata të cilët janë duke i ndërmarrë këto hapa ndaj fjalës së lirë, ndaj sjelljes së lirë dhe demokratike të deputetit”.

Kjo ishte seanca e gjashtë e Komisionit për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini që mbaroi ende pa filluar. Ndërsa kryetarja Dauti dha vërejtje për antarët që propozim ligjet e këtij komisione, deputetët po i dërgojnë nëpër komisione tjera.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING