(VIDEO) Lloga: Sistemi i drejtësisë e njeh ekspertizën nga Serbia për rastin në onkologji, por jo edhe për rastin “Alfa”

(VIDEO) Lloga: Sistemi i drejtësisë e njeh ekspertizën nga Serbia për rastin në onkologji, por jo edhe për rastin “Alfa”

Ish ministri i drejtësisë Krenar Lloga ka reaguar lidhur me refuzimin e kërkesës për rigjykim në rastin “Alfa”me arsyetim se nuk ka ekspertë në vendin tonë që mund ta vlerësojnë ekspertizën që u bë në Serbi. Lloga thotë se si ka mundësi që i njëjti sistem i drejtësisë, të njeh ekspertizën nga Serbia për rastin e keqpërdorimeve në Onkologji, por jo edhe për rastin “Alfa”.

KRENAR LLOGA, ISH MINISTËR I DREJTËSISË

Si është e mundur që brenda një muaji sistemi juridik në Maqedoni të prodhojë diskriminim të rëndë, shkelje të barazisë në gjykim dhe një krim me përmasa epike? Çfarë absurditeti, kur dy vendime që bien në kundërshtim të plotë me njëri-tjetrin ndodhin brenda vetëm 1 muaji”.

Ai thotë se më 11 Nëntor, Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale të Shkupit refuzoi kërkesën për rigjykim në bazë të faktit të ri, të vërtetuar nga ekspertiza në Serbi, ku Agim Islami dëshmon pafajësinë e tij. Vetëm 1 muaj më pas, më 11 dhjetor, në një brifing me gazetarë, sistemi i drejtësisë së Maqedonisë së Veriut, përmes Prokurorisë Publike, deklaroi se në bazë të një ekspertize të kryer gjithashtu në Serbi lidhur me çështjen e Onkologjisë, ka prova për ekzistencën e krimit në punën e kësaj klinike.

Lloga thotë se pyetja mbetet: si mund të pranohet një vendim mbi bazën e të njëjtave rrethana juridike dhe ekspertiza, por me rezultate dhe qëndrime diametralisht të kundërta?” Në bazë të të gjitha atyre që ceka më lartë ka vetem një rrugë, të pranohet rigjykimi dhe të dëshmohet pafajsia e e Agimit”, theksoi ai.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING