Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa akse rrugore

Komunikacioni në Maqedoni, mjegull në disa akse rrugore

Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimri, në rrugë kryesisht të lagështa. Dukshmëria e zvogëluar për shkak të paraqitjes së mjegullës nga 50 në 80m është në aksin rrugor nga Zherovjan – Grupçin, njoftojnë këtë mëngjes nga LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.
Nga data 15.11.2024 filloi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në vetura, pa marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2025.

MARKETING