(VIDEO) “Halkbank” startoi nismën “Një milion fidanë në pesë vjet”

(VIDEO) “Halkbank” startoi nismën “Një milion fidanë në pesë vjet”

“Një milion fidanë në pesë vjet” është iniciativa që ka ndërmarë Hallk Bank për një të ardhme më të gjelbër dhe më të përmbajtur.

Drejtori i përgjithshëm i Hallk Bankës, Bilall Suxhubashi, tha se këtë iniciativë do ta realizojnë si pjesë e platformës së tyre “Hallk-Eko”, e cila do të jetë kontributi më i madh deri më tani për përmisimin e mjedisit jetësor.

BILALL SUXHUBASHI,DREJTOR I HALLK BANK-SË

Me këtë iniciativë, ‘Një milion fidanë në pesë vjet’, në një farë mënyre e shënojmë 5 vjetorin e platformës tonë ‘Hallk-Eko’. Në kornizë të asaj që në vitet e fundit, kemi organizuar, kemi përkrahur një numër të madh të projekteve ekologjike, siç janë, vrapim dhe biçiklizëm, edukim dhe puntori”.

Ndërkaq, minsitri i Bujqësisë, Cvetan Tripunovski, përshëndeti këtë porjekt të inicuara nga Hallk Bank, duke shtuar se kjo do të ndikojë shumë në përmimisimin e ajrit dhe do të ulin ndikimin e ndryshimeve klimatike.

CVETAN TRIPUVOSKI, MINISTËR I BUJQËSISË

Ndryshimet klimatike tani më janë realitet, që të gjithë ne e ndjejmë. Ata ndikojnë në rendimentet dhe cilësinë e prodhimeve bujqësore dhe e vënë në pikpyetje mundësinë tonë për prodhim të mjaftueshëm të sasisë së udhqimit”.

Këtë vit Hallk Bank ka mbjellë rreth 20 mijë fidanë, ndërsa vitin 2025 kanë parashikuar që të mbillen 250 mijë fidanë, ndërsa deri në vitin 2029, fidanët që do të mbillen pritet të mbërrijë deri më 1 milion.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING