Në Bruksel takim i kryeministrit Mickoski me përfaqësuesen e lartë të BE-së për politikë të jashtme Kalas
Kryeministri Hristijan Mickoski publikoi se në Bruksel kishte takim me përfaqësuesen e lartë të Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Kaja Kalas.
“Në takim diskutuam nevojën që BE-ja të përshpejtojë procesin e integrimit dhe të angazhohet përmes vullnetit të mirë dhe mirëkuptimit të zhbllokojë rrugën tonë drejt BE-së. I shpjegova pozicionet dhe objektivat tona. Maqedonia meriton të ecë përpara në integrimet”, ka shkruar kryeministri Mickoski në profilin e tij në Fejsbuk.