Gashi: Tentimet për destabilizim, zbehje e atmosferës së rrotacionit politik te shqiptarët

Gashi: Tentimet për destabilizim, zbehje e atmosferës së rrotacionit politik te shqiptarët

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, në intervistën e fundvitit për emisionin ZOOM në TVM2, ka folur për tentimet për destabilizim që ndikuan në atmosferën politike, duke theksuar se ato kishin për qëllim të zbehnin rrotacionin politik te shqiptarët.

Sipas Gashit, paralajmërimet për destabilizim dhe përpjekjet për krijimin e një situate të tensionuar, sidomos në aspektin ndëretnik, ishin të dëmshme për qytetarët e vendit, veçanërisht për shqiptarët. Ai theksoi se këto tentime tashmë janë duke u kaluar dhe ka shpresë për një vit të ri më të qetë dhe më të qëndrueshëm.

“Mund ta themi se ajo që e ka zbehur këtë atmosferë, që do të thotë shpresëdhënëse për qytetarët, kanë qenë ato paralajmërimet për destabilizim dhe tentativat për të krijuar një situatë të tensionuar, sidomos në aspektin ndëretnik. Kjo nuk i shërben askujt, e as shqiptarëve në këtë vend. Megjithatë, ato po tejkalohen. Mendoj se vitin e ardhshëm do ta kalojmë me një barrë të larguar dhe me një perspektivë të hapur, duke e nisur vitin me këmbë të mbarë,” u shpreh Gashi.

MARKETING