Shkarkohen dy anëtarë të Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRGJ)

Shkarkohen dy anëtarë të Komisionit Rregullator të Energjetikës (KRGJ)

Kuvendi sot pasdite në vazhdimin e mbledhjes së 22-të i shkarkoi nga detyra anëtarët e Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbimeve Ujore dhe Shërbimeve për Menaxhim me Mbeturina Komunale, Andrej Tasev dhe Merita Dema.

Shkarkimi është me propozim të Qeverisë dhe siç bëhet e ditur në sqarim, për katër anëtarët ka lëshime formale – juridike në pjesën e përmbushjes së kushteve për emërimin e tyre.

Sipas sqarimit, Tasev dhe Dema nuk e përmbushin kushtin nga neni 17, paragrafi 3, nga Ligji për energjetikë, gjegjësisht gjatë 15 viteve të fundit para emërimit nuk kanë të paktën 10 vjet përvojë pune në energjetikë.

Pas votimit për shkarkimin e Tasevit dhe Demës, zëvendëskryetari i Kuvendit e ka ndërprerë seancën e 22-të, ndërsa me Propozimin për shkarkim të anëtarëve të Komisionit Rregullator të Energjetikës, Shërbimeve Ujore dhe Shërbimeve për Menaxhim me Mbeturina Komunale janë përfshirë edhe anëtarët Lirim Sulejmani dhe Faton Ambari.

MARKETING