(VIDEO) Durmishi: Numri i produkteve që shiten 10 % më lirë është rritur në 1036

(VIDEO) Durmishi: Numri i produkteve që shiten 10 % më lirë është rritur në 1036

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, së bashku me zëvendësministrin Marjan Risteski dhe drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Vllatko Stojkoski, sot kanë mbajtur konferencë për media, në të cilën informuan për aksionin “Shporta e Vitit të Ri” që filloi të dielën. Durmishi tha se numri i produkteve në “Shportën e Vitit të Ri” është në rritje të vazhdueshme dhe deri më sot ka arritur në 1036 produkte. Ai sqaronë se aksionit deri më tani i janë bashkuar më shumë se 90 prodhues dhe shpërndarës të produkteve, ndërsa produktet prej dje janë në dispozicion të qytetarëve në 38 zinxhirë të marketeve. Ky aksion është bërë me iniciativën e sektorit të biznesit, ku ata ofruan produkte me çmime më të ulëta për të paktën 10 për qind. Përmes kësaj mase, ministri thotë se ndihmojnë drejtpërdrejt në përmirësimin e standardit jetësor të qytetarëve për të kaluar festat e Vitit të Ri në kushte të mira.

BESAR DURMISHI, MINISTËR I EKONOMISË DHE PUNËS 02:05

Të gjitha produktet që mbulohen nga aksioni janë të shënuara në raftet e marketeve me shenjën “Ne kujdesemi, Më pakë Hargjigjime, Më shumë për ty”. Edhe pse dje ishte ditë jo pune për një pjesë të madhe të tregjeve në mbarë vendim, sërish tregjet ishin të hapura në Qendrat Tregtare dhe në vendet turistike, produktet në rafte ishin të shënuara sipas Inspektoratit Shtetërorë të Tregut”.

Ministri Durmishi tha “ Shportë të Vitit të Ri ”e kanë bërë në konsultim me biznesin, ku siç tha, kanë zhvilluar dhjetra takime me të gjithë, ndërsa informoi se monitorimi i çmimeve bëhet në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve dhe Ligjin për tregtinë, respektivisht mund të shihen çmimet e produkteve që janë në Shportën e Vitit të Ri dhe çmimet më të ulëta të të njëjtave produkte që kanë qenë në 30 ditët e fundit. Ndërkaq, në raftet duhet të theksohen çmimi i ri me ulje dhe çmimi i vjetër. Aksioni që nisi të dielën do të zgjasë deri më 15 janar të vitit 2025.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING