Osmani: Hyrja e VLEN-it në Qeveri, kundër vullnetit të shqiptarëve

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar në lidhje me trajtimin e VLEN-it nga Qeveria aktuale. Osmani më tej shkruan se hyrja e VLEN në Qeveri ishte kundër vullnetit të shqiptarëve.
MARKETING
Ja reagimi i plotë i Osmanit:
Ajo që po shohim në këtë qeveri, si trajtohen vLEN, është e turpshme.
Të gjithë ne, shqiptarët, pa dallim bindjesh politike, ndjejmë poshtërim të përbashkët.
Edhe pse qëndrimi ynë mbetet se hyrja e tyre në qeveri, kundër vullnetit të shqiptarëve, është një turp dhe tradhti, është e rëndë të shohim pasojat që po vuajnë njerëzit tanë për shkak të kësaj dobësie, mungese dijeje dhe nënvlerësimi.
Andaj u themi, edhe përkundër gjithçkaje ne jemi ktu. Nuk do të bëhemi pjesë e kësaj qeverie pa u rikthyer legjitimiteti tek populli.
Nëse duhet edhe do ju mbështesim
vetëm mos e nënçmoni kështu dinjetitin e popullit!