Aykut Turan emërohet zyrtarisht Drejtor i Përgjithshëm i FC Shkupit

Aykut Turan emërohet zyrtarisht Drejtor i Përgjithshëm i FC Shkupit

Aykut Turan ka pranuar zyrtarisht detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm (CEO) të FC Shkupit, duke marrë përgjegjësinë për menaxhimin e klubit dhe ndihmën në ndërtimin e skuadrës për pjesën pranverore të sezonit 2024/25. Turan, i njohur për lidhjen e tij të ngushtë me presidentin e ri të klubit, Yasin Konyali, ka marrë besimin e plotë për të udhëhequr këtë projekt të ri të klubit.

Në këtë proces, ai do të ketë përkrahësin e tij të besuar, Drejtorin Sportiv Nderim Nexhipi, një emër i njohur në fushën e sportit dhe i lidhur ngushtë me historinë e FC Shkupit.

Aykut Turan, me origjinë nga Kosova, është i njohur për eksperiencën e tij të gjatë në futbollin turk, ku ka punuar me klube të mëdha si Menemenspor, Altınordu, Bursaspor dhe Adanademirspor, duke u fokusuar veçanërisht në zhvillimin e futbollistëve të rinj. FC Shkupi do të jetë klubi i tij i parë jashtë Turqisë, ku ai do të përballet me mundësinë e zhvillimit të futbollistëve të rinj dhe promovimin e talenteve të Maqedonisë.

Turan është diplomuar në Universitetin “Celal Bayar” të Manisës, në fakultetin e Edukimit Fizik, me specializim në Menaxhimin e Sporteve. Detyra e tij e re do të jetë udhëheqja e klubit dhe drejtimi i zhvillimit të talentëve të rinj në FC Shkupi, duke i hapur mundësitë për sukses në nivel ndërkombëtar.

Pas marrjes së detyrës, Turani deklaroi për faqen zyrtare të klubit se, “Me përkushtimin dhe mbështetje të plotë, dyert evropiane për lojtarët e rinj të Maqedonisë do të jenë të hapura përmes FC Shkupit.”

MARKETING