Kreu i agjencisë Mossad diskuton me kryeministrin e Katarit marrëveshjen për armë’pushim në Gaza

Kreu i agjencisë Mossad diskuton me kryeministrin e Katarit marrëveshjen për armë’pushim në Gaza

Kreu i shërbimit të inteligjencës së jashtme izraelite Mossad, David Barnea, ka diskutuar me kryeministrin e Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, për armëpushimin në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të faqes “Axios” me bazë në SHBA, që bazohet në dy zyrtarë izraelitë të pa identifikuar, Barnea dje vizitoi kryeqytetin Doha, ku zhvilloi një takim me kryeministrin Al Thani, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Katarit.

Zyrtarët izraelitë kanë theksuar se Barnea dhe Al Thani kanë diskutuar shkëmbimin e mundshëm të pengjeve dhe armëpushimin në Gaza.

Duke rikujtuar se javën e kaluar administrata e Tel Avivit i ka përcjellë Hamasit përmes Egjiptit propozimin e përditësuar lidhur me armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve, zyrtarët izraelitë theksuan se korniza e përditësuar nuk është dukshëm ndryshe nga propozimi që u negociua në muajin gusht dhe që nuk mundi të zbatohej.

Zyrtarët izraelitë kanë pretenduar se fokusi i Tel Avivit është kryesisht në përpjekje që me disa ndryshime të zbatojë fazën e parë të marrëveshjes

Siç parashikohet nga pala izraelite, në Rripin e Gazës ndodhen rreth 101 pengje izraelite.

MARKETING